Ndërkaq takimin informal të Kryeministrave të Rajonit në Durrës, kreu i Qeverisë së Kosovës e shfrytëzoi për të theksuar se shteti që ai përfaqëson i ka kufijt e vet. Ramush Haradinaj tha se duhen respektuar kufijt aktual me Kosovën, Serbinë apo cilindo prej fqinjëve të Kosovës. Ndërsa kryeministri Rama tha se Shqipëria e Kosova janë një familje me një kufi që nuk i pengon.