Aktualitet

Samiti në Durrës, Hahn:”Ajo çfarë është realizuar deri tani, është mbresëlënëse”

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor diskutuan gjatë samitit në Durrës, çështje të integrimit ekonomik të rajonit. Në konferencën për shtyp që po zhvillohet në këto momente, Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se biseda u përqendrua te ajo çfarë është realizuar deri tani, që është mbresëlënëse. “Janë hapur 80 000 vende të reja pune në të gjithë rajonin, si rezultat i rritjes së ekonomisë së brendshme të vendeve, por edhe tregtisë së vendeve të ndryshme të rajonit me Bashkimin Europian”, deklaroi Hahn.