Aktualitet

Seanca për protestuesit e arrestuar në tubimin e PD, 5 në burg dhe 6 detyrim paraqitje

U mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes, ku prej prej tyre u lanë në burg dhe 6 detyrim paraqitje.

Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se avokatët e tyre kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari aktual, Enkel Peza.

Kjo pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë.

Por kërkesa e tyre u rrëzua.