Aktualitet

Sekuestro e 1 milionë euro pasuri/ Llalla, rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar heqjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së tij. Më 9 gusht Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros pasurore. Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë. Llalla që nuk iu nënshtrua Vettingut akuzohet për fshehje e deklarim të rremë pasurie si edhe pastrim parash.