Ditën e sotme, Joe Biden u konfirmua zyrtarisht si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara duke ju ngarkuar detyra e re nga Kongresi Amerikan. Megjithatë, vendi është në zi për shkak të trazirave të shkaktuara ditën e djeshme nga mbështetësit e Donald Trump.
Deri tani janë konfirmuar 4 humbje jete dhe mbi 50 persona të tjerë të plagosur pasi protestuesit hynë me dhunë dhe të armatosur për të ndaluar procesin e shpalljes President të Joe Biden. Ishte këngëtarja dhe aktorja e famshme Selena Gomez e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i’u drejtua ashpër më të mëdhenjve të teknologjisë.
Të gjithë krijuesve të platformave online ajo i’u drejtua me fjalët ‘Sot ju zhgënjyet popullin tuaj”, pasi rrjetet sociale lejuan transmetimin e skenave të dhunshme brenda Kongresit dhe jashtë saj. Ajo i ka etiketuar për gabimin duke u kërkuar që ta ndreqin sa më parë dhe të mos lejojnë shpërndarjen e dhunës dhe urrejtjes. Sipas 28-vjeçares, rrjetet sociale dhe aplikacionet e tjera duhet të shërbejnë si mjete për të shpërndarë paqe dhe jo urrejtje.