Gossip Showbiz

Selena Gomez zbulon dhuratën prekëse që Taylor Swift i bëri për 30-vjetor! “Ishte më e ëmbla”

Selena Gomez ka folur me shumë entuziazëm për një nga dhuratat më sentimentale që ka marrë ndonjëherë, një krijim i punuar me dorë nga shoqja e saj e ngushtë, Taylor Swift, për 30-vjetorin e saj në vitin 2022.

Këngëtarja dhe aktorja u shfaq në episodin më të fundit të podcast-it Friends Keep Secrets, të drejtuar nga bashkëshorti i saj Benny Blanco, ku tregoi me detaje për surprizën e veçantë.

Ajo pikturoi një liqen të bukur

-rrëfeu Gomez.

Ishte natë dhe ishte hëna. Në yje, ajo kishte pikturuar saktësisht shenjat tona të horoskopit.

Aktorja e serialit Only Murders in the Building shtoi se Swift kishte qepur me dorë një mesazh mbi kanavacë, ku shkruhej:

Kjo shkon për 30 vitet e ardhshme… Ajo e bëri në një pëlhurë të vërtetë. Qepi çdo shkronjë. Ishte dhurata më e ëmbël

-tha Gomez me admirim.

Blanco, 37 vjeç, u shpreh po ashtu i mahnitur nga talenti i Swift, duke e cilësuar pikturën si “një nga më të bukurat” që ka parë ndonjëherë.

Në një tjetër moment të episodit, Gomez konfirmoi gjithashtu se kënga Dorothea nga albumi Evermore është shkruar për të.

E pyetur nëse lidhet me muzikën e Swift në një nivel më të thellë për shkak të historisë së tyre të përbashkët, ajo u përgjigj pa hezitim:

Një milion për qind