Celebrities Gossip Showbiz

Selin Bollati i mbyll gojët e thashethemeve! “Babai ndodhet…”

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka reaguar publikisht ndaj aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet për jetën e babait të saj, duke mohuar kategorikisht zërat se ai ndodhet në burg.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo sqaroi se mungesa e tij në finalen e spektaklit ka sjellë shumë spekulime, por realiteti është krejt tjetër.

Babi ndodhet jashtë, jeton dhe vepron jashtë vendit. Gëzon liri të plotë. Nuk është në burg, thjesht ka çështje dokumentacioni në pritje

-u shpreh ajo.

Gjatë emisionit, një moment i veçantë tërhoqi vëmendje kur në studio u shfaq një foto e babait të saj duke bërë një gjest viral që ishte përdorur nga Selin Bollati gjatë qëndrimit në shtëpi.

Pamjet shkaktuan reagime në studio dhe shtuan edhe më shumë interesin rreth deklaratave të saj.

Diskutimi riktheu në qendër të vëmendjes jetën private të fitueses së Big Brother VIP Albania, e cila këmbënguli se gjithçka që është thënë më parë është keqinterpretuar dhe se babai i saj nuk ka asnjë problem ligjor apo penal.

Ajo kërkoi gjithashtu që publiku të mos i japë më shumë hapësirë spekulimeve, duke theksuar se situata është krejtësisht e qartë për familjen e saj.