Aktualitet

Sezoni i verës, rritet niveli i ndotjes në lumin Osum

Rënia e nivelit të prurjeve gjatë muajve të verës ka nxjerrë në pah nivelin e lartë të ndotjes në lumin Osum. Derdhja e ujërave të zeza dhe hedhja e mbetjeve nga qytetarët mbeten problematika pa zgjidhje. Qytetarët shprehen se e vetmja zgjidhje për problematikat që ka lumi Osum do të jetë zbatimi i projektit që parashikon sistemimin dhe rehabilitimin total të tij.