Në Spanjë, 260 persona u plagosën nga shembja e skenës gjatë një koncerti muzikor, një natë më parë. Platforma ishte ngritur buzë detit, në qytetin veri-perëndimor të Vigos, në rajonin Galicia. Sipas policisë spanjolle, deri më tani nuk konfirmohen viktima. Autoritetet në Spanjë nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.