Live From Tirana

Shkaktarët e rënies së flokëve, Fatjon Gjoka: “Stresi është katalizatori…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Fatjon Gjoka nga Klinika e Flokut Advanced. Ai ka shpjeguar me detaje gjithçka që duhet të dimë rreth mbjelljes së flokut dhe rezultateve përfundimtare…

Por pse po bien kaq shumë flokët sot?

Është vënë re gati dy dekadat e fundit që stili i jetesës ka ndryshuar dhe ka shumë faktorë që ndikojnë tek rënia e flokut. Mënyra e jetesës, mënyra e të ushqyerit, shampot, kimikatet e tepërta që ne përdorim sot, ndikojnë. Por është dhe ‘fanti spathi’, stresi, që e fusim kudo. Pra, bien flokët nga stresi, që e dëgjojmë shpesh. Stresi është katalizator që e përshpejton rënien e flokëve, por nuk është vetë faktori, shkaku. Nëse do na binin flokët nga stresi, do na binte dhe mjekra. Nivelet e stresit sot janë më të larta se para 20 viteve. Po ashtu ti mund të mundohesh të marrësh një shampo të mirë, por përbërësit, formula, nuk është asnjëherë ajo e duhura.