Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku dyshohet se është shkëputur ashensori në një pallat.
Si pasojë janë dëmtuar dy gra. Një shtetase me iniciale M.Q., e cila pas mjekimit u largua për në banesë dhe një grua tjetër e paidentifikuar që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se kavot e ashensorit nuk janë shkeputur plotësisht, gjë e cila ka bërë që ashensori të mos rrëzohet deri në fund në grope, por ka rënë vetëm disa kate me poshte. Për fat të mirë kjo ka shmangur një bilanc tragjik pasi në ashensor në momentin e shkeputjes se kavos kanë qënë pese persona.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.