Policia e Shkodrës arrestoi dy persona nën akuzën e mashtrimit për shitjen e apartamenteve disa here. Në pranga ranë Rapush Hoxholli, 75 vjeç dhe Vjollca Hoxholli, 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, caktoi masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit iu kanë shitur disa herë personave të ndryshëm, apartamente banimi.