Vritet me thikë një 54-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme tek “Ura e Thive”, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur. 54 vjeçari mësohet se është qëlluar me thikë nga një person gjithashtu ende i paidentifikuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.