Një makinë shpërtheu sot në Durrës, duke alarmuar banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, në rrugën “Ramazan Jella”, përbri godinës së Partisë Demokratike. Automjeti i dëmtuar është i tipit “Renault” dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por dëme materiale. Policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave.