Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane në vitin 2017. Sipas të dhënave të “Pew Research Center”, në Shqipëri kanë aplikuar 13% e popullsisë. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, në 2017, pati 315,842 aplikues. Vendi ynë renditet kështu i pari në Evropë, ndërsa vendet e lindjes janë ato që kryesojnë.