Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i estradës së Fierit, Fuat Boçi.
Mes roleve të shumta në filma dhe teatër ai mbahet mend për monologun ikonik “Doni më për Belulin”. Artisti do të përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00 në qytetin e Fierit.
Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një ndër aktorët themelues të Estradës së Fierit, më 1957.