Health & Beauty Lifestyle

Si të forcojmë sistemin e imunitetit këtë sezon, ndiqni këto këshilla!

Sistemi i imunitetit është një rrjet i ndërlikuar i qelizave, indeve dhe organeve që punojnë së bashku për ta mbrojtur trupin nga “pushtuesit e huaj” apo nga mikrobet. Kur sistemi i imunitetit dështon ta kryejë rolin mbrojtës, një mikrob e pushton trupin dhe shkakton ndonjë sëmundje. Në mënyrë që sistemi i imunitetit të funksionojë siç duhet, komponentët duhet ta mirëmbajnë balancimin dhe harmoninë. Është zbuluar se një numër i madh i faktorëve janë të rëndësishme që kjo të ndodh. Mes tyre janë ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm.

Në përgjithësi, mënyrë e mirë për ta forcuar sistemin e imunitetit është duke adoptuar një stil të shëndetshëm të jetesës që ndihmon në forcimin dhe mbështetjen e rolit vital që ka sistemi për ta mbrojtur trupin. Ushqimi i shëndetshëm është hapi më i mirë për ta mbajtur sistemin e imunitetit të fortë. Çdo pjesë e trupit, përfshirë sistemin e imunitetit, funksionon më mirë kur mbrohet nga sulmuesit ambientalë dhe forcohet nga strategjitë e stilit të shëndetshëm të jetesës, siç janë mospirja e duhanit, konsumimi i dietave që përmbajnë shumë perime, bëni ushtrime fizike rregullisht, shmangni alkoolin dhe bëni gjumë mjaftueshëm.

Shkencëtarët për një kohë kanë dëshmuar se kequshqyerja i bën njerëzit më të rrezikuar nga sëmundjet infektuese. Ushqimi i shëndetshëm e furnizon trupin me mikronutrientë si vitaminat dhe mineralet të cilat janë shumë të rëndësishme që sistemi i imunitetit të funksionojë siç duhet. Hulumtimet mjekësore kanë dëshmuar se mungesa e mikronutrientëve vërtet ndikon në sistem të imunitetit. Rrjedhimisht, ju duhet të hani më shumë perime dhe drithëra, por edhe t’i merrni dozat ditore të rekomanduara të multivitaminave.

Ushtrimet e rregullta fizike janë të mahnitshme për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, për uljen e shtypjes së gjakut, ndihmojnë në kontrollimin e peshës dhe na mbrojnë nga sëmundje të ndryshme. Njësoj si dieta e shëndetshme, ushtrimet fizike mund të kontribuojnë në një shëndet të mirë të përgjithshëm dhe në një sistem të fortë të imunitetit. Madje, mund të kontribuojë edhe më drejtpërdrejt duke promovuar qarkullim të mirë të gjakut, gjë e cila u mundëson qelizave dhe substancave të sistemit të imunitetit të lëvizin përgjatë trupit lirshëm dhe ta kryejnë me efikasitet punën e tyre.