Shkencëtarët kanë zhvilluar trukun 2-minutësh, i cili do t’u mundësojë njerëzve të zgjidhin problemin me tepricën e kilogramëve. Fjala është për metodën me ndihmën e së cilës tërësisht shkatërrohet dëshira që të hahet ushqim i yndyrshëm. Në të vërtetë, studimi më i ri ka treguar që është e mjaftueshme që t’i merrni erë ushqimit të yndyrshëm vetëm dy minuta dhe nuk do të keni më nevojë ta hani.
Kjo është e gjitha që kanë dëshiruar njerëzit të cilët synojnë që të eliminojnë racionet me kalori të larta. Gjatë hulumtimit është treguar që vetëm ekspozimi ndaj aromës së ushqimit të këtillë plotëson dëshirën për racionin e tillë dhe nuk është e domosdoshme që ta hani për të qenë të kënaqur. Receptorët e trurit të ngarkuar për kënaqësinë njësoj reagojnë edhe ndaj aromës, edhe ndaj shijes, gjë që është mirë, sepse lë mundësinë që të aplikojmë teknikën e re dhe të mbrojmë shëndetin tonë.
Aromat ambientale janë të mjaftueshme që të shuajnë urinë për ushqim. Sensorët suptilë të aromave mund të jenë më efikas në zgjedhjen e ushqimit sesa vetë shija, gjë që më së miri tregojnë fëmijët e vegjël të cilët sapo fillojnë të zgjedhin artikujt duke i nuhatur. Kjo do të mund të bëhet edhe pjesë e edukimit. Gjithashtu, shkencëtarët konstatojnë që me përdorimin e spërkatësve të ndryshëm do të mund të bëhej zgjedhje natyrale e ushqimit të shëndetshëm për çdo racion, prandaj njerëzit më nuk do të jenë obezë.
I gjithë studimi është bërë në 900 pjesëmarrës të cilët janë ushqyer në kantinë. Përdorimi i ushqimit të pashëndetshëm ka rënë në 23,41 për qind, gjë që është rezultat fantastik. Siç e dini celuliti është një problem estetik që ndikon tek shumë individë, edhe pse nuk paraqet rrezik për shëndetin. Ky fenomen mund të shfaqet jo vetëm te personat me mbipeshë, por edhe te ata që janë të dobët. Shfaqja e celulitit është e vështirë të eliminohet, pasi është një proces kompleks që ndikohet nga shumë faktorë, përfshirë gjendjen hormonale, mënyrën e jetesës dhe faktorët gjenetikë. Disa prej faktorëve që kontribuojnë në shfaqjen e celulitit përfshijnë ushqyerjen e pasaktë, metabolizmin e ngadaltë, mungesën e aktivitetit fizik dhe dehidrimin.