Aktualitet

Sipas raportit të CIA-s, Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave dhe drogës

Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave. Problemi u evidentua në një raport të CIA-s, ku theksohet edhe si vend tranzit për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve. Ndërkaq Inteligjenca amerikane jep alarmin edhe për shtimin e rrezikut të terrorizmit në Mal të Zi. Gjithashtu CIA përmend si problematik edhe Serbinë që nuk zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjen.