Aktualitet Lajmet e fundit

Sondazhi i TAR/ Shqiptarët optimistë, 64% mendojnë se Kombëtarja mund t’ia dalë për në “Katar 2022”!

A mendoni se Shqipëria mund t’ia dalë për në “Katar 2022”? Kjo ishte pyetja e sondazhit të rradhës në Top Albania Radio dhe rezultati tregon se Shqiptarët janë optimistë.

64% e atyre që ju përgjigjën kësaj pyetje mendojnë se djemtë kuq e zi të drejtuar nga Edi Reja mund t’ia dalin. Ndërsa 36% mendojnë se nuk ka shanse, pavarësisht fitores tenistike 5 me 0 ndaj San Marinos.

Shqipëria renditetpërkohësisht në vendin e dytë të Grupit I, me 12 pikë në 6 ndeshje. Grupin e kryeson Anglia me 16 pikë, ndërkohë që në vendin e tretë renditet Polonia (11 pikë), e ndjekur nga Hungaria (10 pikë), ndërsa mbyllin renditjen Andorra (3 pikë) dhe San Marino (0 pikë).

Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin tetor, kur luajmë ndeshjet e kthimit ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Në Botërorin “Katar 2022” do të shkojnë 13 përfaqësuese nga Europa. Në kualifikueset zyrtare, direkt në Botëror kualifikohen vendet e para (10).

Më tej, 10 vendet e dyta bashkohen me dy ekipet më të mira të Ligës së Kombeve dhe 12 skuadra të ndara në 3 grupe me nga katër do të çojnë vetëm 3 ekipe në Katar. Në total, nga Europa, 13 përfaqësuese do të marrin pjesë në Botërorin “Katar 2022”.