Për shkak të fluksit të analizave sot ka një spostim të orarit të përditësimit të të dhënave për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Shifrat pritet të jepen në orën 16:00 nga autoritetet shëndetësore. Tashmë, prej më shumë se një muaji vendi ynë po përballet me përkeqësim të gjendjes me numra të larta të infektimeve me COVID-19 e të viktimave. Zyrtarisht, në Shqipëri kanë shkuar në 3 mijë e 906 rastet pozitive. 107 pacientë e humbën betejën me sëmundjen. Mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura është detyrim që në rast shkeljeje çon në gjobë 2 mijë lekë.