Celebrities Film & Tv

“Spider-Man: No Way Home” vazhdon të thyejë të tjera rekorde fitimi!

Filmi “Spider-Man: No Way Home” është bërë filmi me fitimet më të mëdha në histori të “Sony”, pasi fitoi 19.7 milionë dollarë në prag të Krishtlindjeve. Filmi përfundoi të premten me 405.5 milionë dollarë në shitje të brendshme dhe është në rrugë për të kapërcyer pragun e 1 miliard dollarëve në arkat globale, sipas një artikulli nga “The Hollywood Reporter”.

“No Way Home” gjithashtu përfundoi me më shumë se 900 milionë dollarë në arkat botërore këtë fundjavë. Filmi me Tom Holland në rolin kryesor pritej që të arrinte shifrën e 1 miliard dollarëve të dielën duke e bërë filmin e parë që e bën këtë gjatë pandemisë. Filmi i ri i Spider-Man është bërë një nga filmat më të shpejtë për të arritur në 1 miliard dollarë në arkat filmike.

“Avengers: Endgame” mban rekordin pasi arriti 1 miliard dollarë në vetëm pesë ditë, i ndjekur nga “Avengers: Infinity War”, për 11 ditë. “No Way Home” u bë filmi me fitimet më të mëdha i “Sony” në krahasim me filmin e vitit 2017, “Jumanji: Welcome To The Jungle”, i cili fitoi 404.5 milionë dollarë brenda vendit.

Rikujtojmë se, aktori i njohur Tom Holland ka zbuluar se i është dashur që të shtiret sikur krahët e tij nuk i kontrollonte dot kur xhironte “Spider-Man: No Way Home”. Aktori 25-vjeçar, i cili ka luajtur si superheroi i ‘Marvel’-it në filma të ndryshëm që nga viti 2016  zbuloi se lejimi i vetes për të humbur kontrollin e krahëve të tij ishte një armë sekrete në xhirime. Tom shpjegoi se të luash rolin e Spider-Man fillimisht mund të ndihet mjaft kufizuese, për shkak të natyrës së kostumit që mbulon të gjithë fytyrën.