Një studim i ri nga Universiteti i Ohajos ka zbuluar diçka që sfidon mënyrën tradicionale të të menduarit për fitnesin — mund të përfitoni nga ushtrimet edhe pa i bërë ato fizikisht!
Sipas kërkimit, pjesëmarrësit që vetëm imagjinuan se po ushtronin për katër javë, duke kontraktuar muskujt dhe duke menduar për ngarkesa të forta, treguan një rritje të ndjeshme të forcës.
Ndërkohë, grupi tjetër, që nuk mori pjesë në asnjë aktivitet apo ushtrim mendor, nuk shfaqi ndryshime. Rezultatet treguan se ata që “ushtronin me mendje” ishin dyfish më të fortë se grupi pasiv.
Studiuesit shpjeguan se imagjinimi aktiv stimulon të njëjtat sinjale nervore që dërgon truri gjatë ushtrimeve fizike, duke ndikuar pozitivisht në forcimin e muskujve.
Ky zbulim tregon se mendja është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm dhe se përmes vizualizimit të qëllimshëm, mund të arrihen përfitime të prekshme për trupin.
Pra, nëse nuk mund të shkoni në palestër, provoni të imagjinoni veten duke ushtruar — shkenca thotë se edhe kjo mund të funksionojë. Mendja, më e fortë se muskujt, mund të jetë çelësi i forcës suaj fizike.