Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Para vetëm disa orëve ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. E të gjitha këto duket se e kanë bërë që ‘Ike’ në vetëm pak kohë të arrijë 1 milionshin e parë të klikimeve në platformën YouTube dhe këtë na e ka treguar vetë artisti me anë të një Instastory.
1 milion/ 15 orë
Jo vetëm fakti se Ariana dhe Don Xhoni shfaqen më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja na ka konfirmuar jo vetëm ribashkimin, por na shton dyshimet se mund të jetë martuar me reperin pasi ka bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i tij) dhe në gishtin e martesës ka të vendosura dy unaza floriri.