Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u ka kujtuar sot të gjithë tatimpaguesve, se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 gusht. Në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, drejtoria thotë se do të nisë vendosja e gjobave.