Bota

Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën!

Siç ishte paralajmëruar nga presidenti Donald Trump, ushtria amerikane ka filluar të stacionohet masivisht në kufirin me Meksikën.

Qëllimi i kësaj masve, sipas republikanit Trump, është se kufiri me Meksikën është burimi kryesor dhe ndoshta i vetëm i emigracionit të paligjshëm në SHBA.

Në pamjet e shpërndara nga mediat amerikane duket numri i lartë i trupave që zbarkojnë pranë burimit të 11 milionë emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Sipas zyrtarëve më shumë trupa ushtarake priten të dërgohen në kufi në javët e ardhshme.

Ndërsa disa prej ushtarëve janë të armatosur për vetëmbrojtje, asnjë nuk do të arrestojë emigrantët që kalojnë kufirin, sepse ligji amerikan e ndalon ushtrinë ta bëjë një gjë të tillë.

Por ka edhe përjashtime, presidenti mund të lejojë ushtrinë të kryejë arrestime, kontrolle dhe konfiskime brenda territorit amerikan, për të ndaluar atë që ai e quan “pushtim” të vendit nga emigrantët.

“Trump nuk po krijon një problem që nuk ekziston. Ai është qartësisht i gatshëm të bëjë shumë më tepër më vendosjen e masave në kufi sesa të tjerët, veçanërisht paraardhësit e tij demokratë në Shtëpinë e Bardhë”.

Forcat dhe mjetet e ushtrisë po përdoren për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm që janë ndaluar nga agjentët e emigracionit. Një zyrtar i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se të premten dy avion ushtarakë amerikanë, secili me nga 80 imigrantë, fluturuan nga Shtetet e Bashkuara drejt Guatemalës.