Thuhet se imitimi është forma më e madhe e lajkave. Në këtë rast, janë të famshmit e Hollywood-it ata që po bëjnë “homazhe” ndaj ikonave të tyre, përmes modës. Ku është më mirë për ta shfaqur ata këtë sesa në tapetin e kuq?!
Ja lista e yjeve tuaj të preferuar që kanë përdorur modën për të nderuar ikonat e tyre.
1. Emily Blunt
Veshja e Emily Blunt në “Met Gala 2021” u frymëzua nga veshja e aktores austriako-amerikane Hedy Lamarr në filmin “Ziegfeld Girl”.

2. Kendall Jenner
Ky fustan i modeles së njohur Kendall Jenner u frymëzua nga veshja e Audrey Hepburn në “My Fair Lady”.

3. Billie Eilish
Kjo fustan i Billie Eilish që i çuditi të gjithë u frymëzua nga fustani i Marilyn Monroe në Oscar.

4. Jennifer Lopez
Jennifer Lopez rikrijoi veshjen ikonike të Madonnës nga “MTV Video Music Awards”/ 1984.

5. Tracee Ellis Ross
Tracee Ellis Ross e frymëzuar nga veshja e nënës së saj në filmin “Mahogany”.

6. Gemma Chan
Gemma Chan u frymëzua nga veshja e Anna May Wong/1934.

7. Kylie Jenner
Sipërmarrësja miliardere Kylie Jenner risolli look-un e Marilyn Monroe nga filmi “Gentlemen Prefer Blondes”.

8. Zendaya
Zendaya nderoi super yllin e pop-it Beyoncé me një fustan të frymëzuar nga veshja e këngëtares/2003.

9. Kaia Gerber
Modelja, e cila është vajza e Cindy Crawford, veshi një fustan që është një kopje e veshjes që Bianca Jagger veshi në “Met Gala” në 1981.

10. Kim Kardashian
Kjo veshje e jashtëzakonshme e Kim Kardashian është frymëzuar nga Cher. Kim e veshi këtë në “Met Gala” pas festës në ceremonisë në 2019.

11. Gigi Hadid
Modelja e njohur Gigi Hadid nderoi Zonjën e Parë, Jackie Kennedy Onassis me këtë pamje të mrekullueshme.
