Kevin Schmidt është një nga ata njerëz që ka zgjedhur një profesion jo të zakonshëm’, ai ndërron një llambë dy herë në vit dhe paguhet 40 mijë euro për këtë. Arsyeja? Lartësia marramendëse prej 450 metrash në të cilën e kryen këtë detyrë. Kulla të tilla të telekomunikacionit nuk janë vetëm për transmetim sinjali, por kanë edhe një funksion jetik për trafikun ajror. Llambat që vendosen në majë të tyre shërbejnë si sinjal ndriçues për avionët, për të shmangur përplasjet.
Në këtë mënyrë, puna e Kevin nuk është thjesht teknike, por ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë ajrore. Ngjitja në majë të kullës nuk është aspak e lehtë. Kevin përdor një sistem sigurie me litarë që e mbron nga rrëzimi, duke u ngjitur hap pas hapi. Pavarësisht nga rreziku i madh, ai e ka kthyer këtë proces në rutinë dhe madje ndonjëherë ndalet për të shijuar pamjet apo për t’i dërguar një foto bashkëshortes së tij. Përpara se të niste këtë profesion të pazakontë, Kevin punonte në fusha si mirëmbajtja, inspektimi dhe menaxhimi i zyrave. Ai thekson se puna kërkon përkushtim të madh: “Nuk do një njeri që është aty vetëm për paratë. Duhet dikush që punon fort.”
Ndërkaq, nga të gjitha aktivitetet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre dekadave të fundit është rritur ndjeshëm kontributi i “Aktiviteteve profesionale, shërbime mbështetëse”. Ky aktivitet ekonomik përfshin përgjithësisht profesionet e lira, avokatë, ekonomistë, kontabilistë, shërbime profesionale, dentistë, konsulenca, aktivitete të arkitekturës, inxhinierisë, etj.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, aktivitet profesionale kontribuuan me 0.93% në PBB-në totale më 1995-ën, teksa vitin e kaluar, pesha e këtij grupi arriti në 7.4% të PBB-së. Aktivitetet profesionale kishin rritjen më të madhe të peshës së tyre në ekonomi, në raport me degët e tjera të mëdha të ekonomisë, të tilla si bujqësia e tregtia.