E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Amadea Stefa, Ambasadore e Paqes në Austri dhe mësuese e vetëshërimit. Ajo ka folur më shumë për vetëshërimin e shpirtit, meditimin dhe shumë të tjera…
Në këtë botë që jetojmë ka vetëm shpirtra të rimishëruar apo edhe shpirtra të rinj?
Jo, të gjithë janë të rimishëruar. Shpirti më i ri mund të jetë 500 mishërime në këtë jetë.
Si ndodh shërimi i shpirtit? A mjafton vetëm një takim për të shëruar shpirtin?
Nuk mjafton kurrë një takim, sepse ka kaq shumë kujtime, ka kaq shumë jetë, ka kaq shumë potenciale që nëse ne duam t’i rizgjojmë ato potenciale dhe t’i transformojmë ato kujtime negative që ka marrë dhe t’i marrim kujtime pozitive, duhet që të futesh në meditim të thellë me shpirtin tënd, të flasësh me shpirtin tënd, sepse është një instancë që jeton brenda teje, nuk jeton jashtë teje. Është një instancë që është jeta e tij, domethënë pa shpirtin nuk mund të jetojmë, se përndryshe jemi të vdekur. Dhe nëse ne lidhemi me shpirtin, është si të lidhesh me vetveten tënde, me pasqyrën, sikur e shikon përballë teje, ashtu është shpirti jot. Ndonjëherë duket më i vogël, foshnje, më i ri, ndonjëherë më plak. Shoh disa persona që kanë një shpirt me flokë të bardhë, dikush tullac. Çdo shpirt duket ndryshe, por ka shumë fizionominë tonë, paraqitjen tonë dhe atë dashurinë, atë pastërtinë që ne nuk e kemi, sepse kemi mendime shumë negative. Shpirti nuk i ka ato mendime negative si i kemi ne njerëzit, ky është ndryshimi dhe na udhëzon. Shpirti është bosi, është menaxheri në trupin tonë. Ne ose e dëgjojmë zërin, intuitën, ose nuk e dëgjojmë. Dhe na thotë shpesh intuita: mos e bëj këtë gjë, bëje këtë gjë. Nëse ndihesh mirë për disa gjëra që do t’i bësh. Atëherë beji. Nëse nuk ndihesh mirë, mos e bëj. Sepse shpirti tregon një sinjal. Duhet t’i besojmë intuitës 100%. Nëse ne nuk shkojmë me intuitën, atëherë shkojmë kundër shpirtit tonë.