Aktualitet

Rinisin procedurat e blerjes së uniformave të policisë

Ministria e Brendshme rihap tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit. Kontrata propozohet të shtrihet për tre vite. Fondi për uniformat do të jetë rreth 908 milionë lekë. Ndërsa për këpucët do të shpenzohen 290 milionë lekë. Vitin e kaluar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj anuloi tenderin për uniformat për shkak se “asnjë nga ofertat nuk përputheshin me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.