Celebrities Gossip Showbiz

Tension i paparë në BBVA! Rogerti kërcënon të prishë dasmën e Brikenës dhe Mateo?

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është ndezur pak orë para një prej momenteve më të pritura të këtij edicioni, dasmës mes Brikenës dhe Mateos. Ceremonia, e konfirmuar përmes zarfit të mbërritur gjatë ditës, duket se nuk do të kalojë pa tensione.

Para fillimit të dasmës, banorët janë përfshirë në debat dhe përplasje, ku në qendër ka qenë Rogerti. Ai ka bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë:

Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën.

Mateo, nga ana e tij, ka kundërshtuar menjëherë:

Të pyeti njeri ty? Prishe.

Por tensioni ka vijuar me tone edhe më të forta:

Rogerti shtoi:

Do ta prish pra. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë.

Mateo është shfaqur i vendosur dhe i vendosur për të mos lejuar ndërhyrje:

Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty.

Situata ka ngjallur dyshime tek banorët dhe ndjekësit se ceremonia mund të përfundojë me tension të lartë, duke e bërë dasmën një nga momentet më të diskutueshme të këtij edicioni të BBVA.