Aktualitet

Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren në Kosovë, arrestohet në Morinë!

Një shtetas i moshës 22 vjeç, nga Berati u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës. Me të u prangos një 18 vjeçar. Ata u arrestuan në flagrancë për “Trafikim i të miturve” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet:  

Policia Kufitare ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi E.G., 22 vjeç, banues në Berat, i cili udhëtonte së bashku me një pasagjer, A.K., 18 vjeç dhe një vajzë 14-vjeçare. Hetimet zbuluan se 22-vjeçari po përpiqej ta kalonte të miturën në kufi për ta trafikuar në Kosovë.

Për pasojë, u arrestuan në flagrancë:

E.G., 22 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

A. K., 18 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Një ditë më parë ishin familjarët e 14-vjeçares që bënë kallëzim në Policinë e Durrësit lidhur me largimin e saj nga banesa.