Rajoni

Thaçi: Në shtator i propozoj Serbisë planin për korigjimin e kufijve!

Presidenti Hashim Thaçi një një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters tha se do të paraqesë planin e tij para Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, kur ata takohen në shtator në Bruksel. Thaçi u shpreh se një rishikim i kufirit, mund t’i japë fund tensioneve të vazhdueshme midis Beogradit dhe Prishtinës dhe t’i lejojë të dyja vendet të lëvizin drejt anëtarësimit në BE.