Gjatë karantinës me siguri keni parë më shumë video në TikTok se asnjë aplikacion tjetër.
Gjatë periudhës së vështirë të pandemisë shumë nga të rinjtë gjetën argëtim nëpërmjet këtij aplikacioni duke bërë video të ndryshme humori e kërcimi.
Në mars TikTok u shpall si aplikacioni më i shkarkuar në iPhone duke kaluar edhe Instagramin. Por kjo duket se nuk zgjati shumë pasi nga 1 prilli deri më 30 maj, TikTok zbriti nga froni duke u zëvendësuar nga Zoom.
Sipas të dhënave të kompanisë analitike “Sensor Tower”, aplikacioni i video-konferencave u shkarkua 94 milionë herë ndëra TikTik arriti deri në 71 milionë shkarkime.