Sport

Tirana mund rivalin direkt për mbijetesën dhe sheh dritë në fund të tunelit!

Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe tashmë sheh të ringjallen përsëri shpresat për mbijetesën në Superiore. Fitorja, ashtu si një javë më parë, ka ardhur ndaj një rivali direkt, Vorës, të cilin e ka arritur në të njëjtën kuotë pikësh në renditje.

Bardheblutë diktuan ritmin që në start dhe ia dolën të shënonin shpejt më ane të Alvarez golin e avantazhit. Më pas ata kontrolluan ritmin e lojës, dukë lënë rrallëherë Vorën që të shfaqej rrezikshëm para Bekajt.

Për të mbyllur ndeshjen, u desh që Shehi t’i jepte minuta Redon Xhixhës në pjesën e dytë. Sulmuesi u fut dhe dyfishoi shifrat pas pak sekondash, ndërsa më vonë shënoi edhe të dytin personal cuke çuar shifrat në 3-0, para se të linte përsëri terrenin mes duartrokitjesh, pasi kishte bërë më së miri punën e tij.

LEXO EDHE: Fitore dramatike në duelin e mbijetesës, Bylisi mund Flamurtarin me një penallti në minutën e fundit

Kështu, Tirana e sheh veten në pozita shumë më të mira sa u përket pikëve dhe me shanse reale tashmë për të siguruar mbijetesën në Superiore edhe në mënyrë direkte.

TIRANA 3-0 VORA
12′ Alvarez, 66′, 80′ Xhixha

Dje Vllaznia – Dinamo përfundoi 0-0, Teuta – Partizani 2-2, ndërsa Bylis mundi 2-1 Flamurtarin. Të premten Elbasani dhe Egnatia barazuan 0-0 në ndeshjen që çeli javën e 29-të.

LEXO EDHE: Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj