Dy persona u prangosën në Tiranë, ndërsa një u shpall në kërkim pasi u kapën me drogë. Të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ali Demit dhe Maternitetit të Ri. Atyre iu sekuestrua përveç kanabisit edhe municione. Aksioni i policisë së Tiranës u finalizua gjatë operacionit të koduar “Tattoo”, pasi droga u gjet në një studio tatuazhi.