Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur sot për të diskutuar një sërë vendimesh të përgatitura nga Bashkia. Një prej tyre ka të bëjë me miratimin në parim të Studimit të Fizibilitetit dhe Kontratës me Partneritet Publik-Privat për Ndërtimin e Terminalit të Tiranës. Gjithashtu, në rend dite janë propozimet për çështjen e biletave të Transportit Urban në kryeqytet. Gjithashtu, këshilltarët u përfshinë në debate për Teatrin, ndërsa Opozita u largua.