Showbiz

Top Awards: “Top 20” sjell pafund ndryshime këtë javë, dy këngë të reja dhe hyrje të papritura!

Artistët vazhdojnë të punojnë fort dhe të prodhojnë muzikë të re, duke kënaqur sa më shumë publikun por vecanërisht fansat e tyre. Jemi në javën e 240-të të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, i cili ka ardhur me ndryshime, jo vetëm sa i përket kreut por edhe “Top 20”.

Gjatë kësaj javë në 20-shen e këngëve më të votuara të javës kemi dy hyrje të reja, të pozicionuar mjaft mirë por nga ana tjetër janë edhe disa projekte të cilat kanë surprizuar me votat e tyre, duke u bërë pjesë e “Top 20”.

“Ajo po don”, bashkëpunimi më i ri i Lyrical Son dhe Mc Kresha ka rezultuar mjaft i pëlqyer dhe si pasojë është sugjeruar pafund nga publiku, duke u pozicionuar menjëherë në vendin e 8-të.

Një tjetër hyrje e re në “Top 20” është edhe prurja më e re muzikore e Petrit Çarkaxhiu, “Dul Behari”, e cila jo vetëm është futur në listë por edhe është renditur mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 19-të, një pozicion ky mjaft i ri për një hyrje të re.

“PP” e Kidës dhe Mozzik është marrë më seriozisht nga fansa e dyshes sa i përket votave, falë të cilave këtë javë është ngjitur me 35 pozicione, duke u bërë pjesë e zonës së nxehtë të klasifikimit.

Përvec hyrjeve të reja, surprizë në futjen e “Top 20” ka qënë “Paranoja“, bashkëpunimi i Denny Njeto & Tironci, i cili është ngjitur me 32 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 17-të.

Eugent Bushpepa është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë javë me këngën “Stay with me Tonight”, duke u ngjitur me 7 pozicione krahasuar me javën e kaluar dhe duke u renditur në vendin e 20-të.