Policia Rrugore kërkon vëmendje maksimale në aksin Lezhë-Shkodër dhe anasjelltas. Ato kanë një ngarkesë të lartë në qarkullimin e makinave, për shkak të fluksit të mbërritjeve nga Kosova dhe Mali i Zi. Policia rekomandon eliminimin e parakalimeve të gabuara, si dhe uljen e shpejtësisë.