Prej mëngjesit të sotëm raportohet për trafik të rënduar në Rrugën e Kombit. Pika kritike është nga vendi i quajtur Ura e Kukësit deri te Ura e Uzinës ku ka patur një bllokim të qarkullimit. Për pasojë është krijuar një rradhë kilometrike automjetesh me destinacion Pikën Kufitarë të Morinit. Pjesa më e madhe udhëtarëve janë pushues nga Kosova.