Tragjedia e Xhenovas në Itali ku shembja e Urës Morandi shkaktoi 38 viktima mes të cilëve edhe dy shqiptarë shërbeu si kambanë alarmi për gjendjen e urave në të gjithë Evropën. Në Shqipëri, autoritetet zyrtare ende nuk kanë njoftuar masa të tilla. Megjithatë Ura mbi Drinin e Zi në hyrje të Kukësit, që lidh verilindjen dhe Kosovën me pjesën tjetër të vendit, po behet gjithmonë e më e rrezikshme për shkak të amortizimit.