Shkon në 43 numri i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku u shemb një pjesë e urës Morandi në Autostradën A10. Mediat italiane raportojnë se është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat, Mirko Vicini, 31 vjeç. Ndërsa ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shetasi rumun 36-vjeçar Marian Rosca. Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku u shemb një pjesë e Urës Morandi.