Aktualitet

Transformohet blloku i banimit në Allias, Veliaj: Mbajtëm premtimin

Bashkia e Tiranës po vijon punimet për rikualifikimin urban përreth rrugës “Njazi Meka” në Njësinë nr.4 që shtrihet në një sipërfaqe prej 58 hektarësh dhe ku përfshihen 35 segmente rrugore dhe sheshe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se tashmë ndryshimi në këtë pjesë të kryeqytetit është i madh fal punës së bërë.