Policia e Gjirokastrës vuri në pranga dy persona pasi dyshohet se janë të përfshirë në transport dhe trafikim të lëndës narkotike Canabis Sattiva. Në pranga ranë Abdulla Bakia, 26 vjeç, banues në Memaliaj dhe Blenart Meça, 36 vjeç, banues në Tepelenë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.