Food & Drink Health & Beauty

Trupit tuaj i duhet pushim nga ushqimi, arsyen pse jua thonë ekspertët!

Pothuajse të gjithë hamë tre vakte në ditë, sepse jeta jonë është ndërtuar rreth këtij modeli. Na thuhet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kemi pushime për drekë gjatë punës dhe jeta sociale apo familjare shpesh lidhet me darkën. Por, shkenca ngre pyetjen: ‘A është kjo mënyra më e mirë për shëndetin tonë?’ Përpara se të mendojmë se sa shpesh duhet të hamë, studiuesit sugjerojnë të marrim në konsideratë periudhat kur nuk duhet të hamë fare. Pse trupit tonë i duhet pushim nga ushqimi? Sipas Emily Manoogian, hulumtuese në “Salk Institute“, të sigurosh të paktën 12 orë në ditë pa ushqim i jep sistemit tretës mundësinë për t’u qetësuar. Në një studim të vitit 2019 ajo argumenton se këto periudha pushimi janë të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm.

Rozalyn Anderson, profesoreshë e asociuar në “University of Wisconsin”, ka studiuar përfitimet e kufizimit të kalorive, të cilat lidhen me uljen e niveleve të inflamacionit në trup. “Sipas kërkimeve, një periudhë agjërimi çdo ditë mund të sjellë përfitime të rëndësishme. Agjërimi e vendos trupin në një gjendje të ndryshme, ku ai është më i përgatitur për të riparuar dëmet dhe për të pastruar proteina të deformuara.”

Proteinat e deformuara janë versione të dëmtuara të proteinave të zakonshme, të cilat janë molekula që kryejnë funksione të rëndësishme në trup. Këto proteina janë të lidhura me një sërë sëmundjesh dhe një periudhë agjërimi mund të ndihmojë në parandalimin e tyre. Si të ndërtojmë një rutinë më të shëndetshme? Në vend që të përqendrohemi vetëm te numri i vakteve, mund të jetë më e dobishme të përshtatim një rutinë ku trupit i jepet koha për pushim dhe rigjenerim. Periudha e agjërimit prej 12 orësh, qoftë nga darka deri në mëngjes, mund të jetë një hap i thjeshtë për të përmirësuar shëndetin dhe funksionimin e trupit.

Pasi keni ardhur në shtëpi të lodhur dhe të uritur pas një dite pune, mund të mendoni të shfrytëzoni tepricat e ushqimit nga dita e kaluar. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rikthimi i ushqimit të djeshëm në tavolinë mund të paraqesë rreziqe për shëndetin tuaj, nëse nuk respektoni disa rregulla sigurie. Një nga ushqimet më të rrezikuara në këtë rast është orizi. Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, orizi që nuk është ruajtur dhe ngrohur në mënyrën e duhur mund të shkaktojë helmim nga ushqimi.  Kjo ndodh sepse orizi përmban një lloj bakteri të quajtur “Bacillus cereus”, që mund të mbijetojë edhe pas gatimit dhe të shkaktojë sëmundje të rrezikshme nëse orizi mbahet në temperatura të pasigurta.