Madonna u pa së fundmi duke shëtitur në New York me ish-partnerin e saj, Akeem Morris, 28 vjeç, disa javë pas raportimeve për ndarjen e tyre. Pavarësisht ndarjes së heshtur, çifti u panë së bashku dhe dukeshin shumë të dashuruar.
Burime të afërta zbuluan për DailyMail.com se diferenca e madhe në moshë dhe stilet e ndryshme të jetesës ishin arsyet kryesore të ndarjes. Madonna kishte ndierë se lidhja nuk po funksiononte pas një faze të ngadalësuar të marrëdhënies së tyre. Ky ribashkim i fundit vjen pas muajsh të kaluar bashkë, të cilët përfshinin dhe momentet e dokumentuara në rrjetet sociale.
Rikujtojmë, se vitin tjetër nisin xhirimet e një filmi të ri për yllin e muzikës pop, Madonna. Si regjisore dhe bashkë-skenariste, këngëtarja punoi për vite me radhë për filmin, i cili u shpall për herë të parë në vitin 2020, por ajo i shtyu xhirimet për shkak të turneut. Tashmë mediat britanike po shkruajnë se ylli ka zgjedhur edhe një aktore për ta portretizuar. Po flasim për Julia Garner, e njohur më së shumti për rolin e saj si Ruth Langmore në serialin dramatik të krimit të Netflix “Ozark”.
Aktorja u përfshi për herë të parë në projekt në vitin 2022, pasi iu nënshtrua një audicioni rraskapitës 11-orësh. Ndër aktoret që ishin kandidate për këtë rol janë Sydney Sweeney, Florence Pugh dhe Emma Laird. Madonna përfundoi performancën në Brazil muajin e kaluar dhe tani po fokusohet në xhirimet e një filmi biografik.
“Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika më ka mbajtur gjallë. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe frymëzuese, kush më mirë do t’i tregojë ato sesa unë”-shtoi ajo. Bëhet e ditur se Madonna është duke punuar me Universal Pictures, pasi vitin e kaluar ata njoftuan lajmin për shtyrjen e xhirimeve për shkak të turneut të saj.