Nëse keni vështirësi të flini natën, zgjidhja mund të fshihet tek ushqimet që konsumoni para gjumit.
Sipas ekspertëve, disa produkte ushqimore përmbajnë lëndë që nxisin gjumin, përmirësojnë cilësinë e tij dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit, sistemit imunitar dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.
Ndër më të rekomanduarit janë:
-Bajamet – të pasura me magnez dhe melatoninë.
-Gjeldeti – burim i triptofanit, që rrit prodhimin e melatoninës.
-Çaji i kamomilit dhe çaji i pasionflores – përmbajnë antioksidantë që qetësojnë trurin.
-Kivi dhe lëngu i qershisë së thartë – ndikojnë në ciklin e gjumit falë serotoninës dhe melatoninës.
-Peshqit dhe arrat – furnizojnë trupin me vitaminë D, omega-3 dhe melatoninë.
-Orizi i bardhë, bananet dhe produktet e qumështit – ndihmojnë në përgatitjen e trupit për gjumë të qetë.
Specialistët këshillojnë konsumimin e vakteve të lehta në darkë dhe mbajtjen e një orari të rregullt ushqyerjeje për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
Megjithëse nevojiten më shumë studime për të vërtetuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, përfshirja e tyre në rutinën e mbrëmjes mund të bëhet një hap i thjeshtë drejt një nate më të qetë.