Celebrities Gossip Showbiz

A do të jetë Rita Ora nusja e tij e ardhshme?! Ja si përgjigjet Taika Waititi!

Ditë më parë u përfol se artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe partneri i saj, regjisori Taika Waititi janë drejt martesës. Së fundmi, Taika u paraqit së bashku me aktorin Chris Evans në emisionin “This morning” për të folur për filmin e tyre të ri “Lightyear”. Por, i dashuri i këngëtares refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së Phillip Schofield në lidhje me Rita Ora-n.

Në fund të intervistës, Phillip tha: “Epo, ne e kemi uruar Chris për ditëlindjen e tij … kështu që Taika ka kambanat e dasmës? Taika e ndërpreu shpejt dhe i tha: “Mund të ma uroni edhe mua, e kam në gusht! Le të flasim për ditëlindjen time!” Phillip gjithsesi u përpoq të bënte më të mirën për të marrë përgjigje në lidhje me thashethemet e dasmës së dyshes së njohur por pa rezultat.

Phillip tha: “A mos të pyes për Ritën?” ndërsa Holly tha: “Unë mendoj se ai nuk mund të na dëgjojë!”. Phillip vijon: “Ajo është e mrekullueshme, ne e duam atë këtu!”.

Rikujtojmë, se thashethemet e fejesës rreth çiftit kanë qarkulluar prej disa kohësh, teksa pohonin se regjisori i ‘Thor’ i ka propozuar në gjunjë artistes natën e Krishlindjes. Por duket se nuk ishte kështu, miqtë e Ritës kanë zbuluar nuk kishte asnjë unazë dhe se dyshja po planifikojnë një martesë të thjeshtë shumë shpejt për të formalizuar marrëdhënien e tyre.

Nga burime të sigurta thuhet se dy yjet do të lidhin kurorën sapo të marrin pushimet, nga agjenda e tyre e ngjeshur. Këngëtarja sapo ka përfunduar “The Voice of Australia”, teksa ishte juri, ndërsa regjisori Taika është i zënë duke punuar në një numër filmash. Burimi tha se:

Nuk ka asnjë unazë. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë: ‘Unë dua të martohem me ty’. Është vërtet romantike.