Lifestyle Tech

A ndiqni njerëz që nuk ju pëlqejnë në rrjetet sociale?! Ka një arsye pse e bëni këtë!

Me siguri që në rrjetet tuaja sociale ndiqni njerëz të padëshiruar, nuk ju pëlqejnë aspak por herë pas here kaloni në profilet e tyre. Kjo njihet “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni sepse nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga urrejtja/mospëlqimi”. Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm.

Madje, gjasat janë që, ndërsa ju po hyni në profilin e dikujt që nuk ju pëlqen, dikush tjetër mund të jetë në profilin tuaj për të njëjtën arsye. Pse e bëjmë këtë? Thënë thjesht, kontrolli i profileve të njerëzve të tjerë është një shpërqendrim nga bota. Meghan Jablonski, PhD, psikologe klinike, shpjegon se kanalizimi i energjisë tuaj negative në një profil Instagram-i apo Facebook-u arrin të reduktojë shpejt stresin, trishtimin ose dhe ankthin.

Nxitja e egos suaj, duke gjykuar të tjerët mund të bëjë që truri të çlirojë dopaminë, e cila rregullon aftësinë tonë për të ndjerë kënaqësi. Kjo e fundit, bën që një ves apo zakon të krijohet më lehtë. Fatkeqësisht, ndjesitë e këqija që mund të keni nuk largohen përgjithmonë. Prandaj, lëshimi i kësaj energjie negative në rrjete sociale për pak lumturi të shpejtë nuk është zgjidhje.

Të njohur për faktin se janë shumë të lidhur pas telefonave inteligjentë, shumë të rinj të lindur midis 1995 dhe 2010, nuk e kanë edhe aq të vështirë të distancohen nga rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram. Sipas një sondazhi të fundit të bërë nga ‘Piper Sandler’, vetëm 22% e të anketuarve midis moshës 7 dhe 22 vjeç treguan Instagramin si aplikacionin e tyre të preferuar, nga 31% që ishte në pranverën e 2020.