Lifestyle Tech

Sondazhi befasues, gjenerata e re e ka të lehtë të heqë dorë nga rrjetet sociale!

Të njohur për faktin se janë shumë të lidhur pas telefonave inteligjentë, shumë të rinj të lindur midis 1995 dhe 2010, nuk e kanë edhe aq të vështirë të distancohen nga rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram. Sipas një sondazhi të fundit të bërë nga ‘Piper Sandler’, vetëm 22% e të anketuarve midis moshës 7 dhe 22 vjeç treguan Instagramin si aplikacionin e tyre të preferuar, nga 31% që ishte në pranverën e 2020. Ndërkaq, 20-vjeçarja Gabriella Steinerman tha për ‘New York Post’ se:

Kur e fshin, kupton se nuk ke nevojë për të. Hoqa dorë nga Instagrami dhe TikTok në 2019 dhe lehtësimi që më pasoi ishte pothuajse i menjëhershëm.

Rastësisht, sipas një raporti në ‘Wall Street Journal’ vitin e kaluar, Facebook zbuloi se Instagrami nuk është aspak i mirë për vajzat adoleshente dhe përkeqëson problemet në lidhje me imazhin e trupit, ankthin dhe depresionin, por kompania vlerëson se studimi i brendshëm është minimizuar. Studenti 22-vjeçar, Pat Hamrick gjithashtu u largua nga Facebook dhe Instagram dy vjet më parë dhe thotë se vuri re një përmirësim të madh në mirëqenien e tij:

Më bëri të ndihem më mirë në jetën e përditshme, tani bëj gjërat e mia në mënyrën time.

Më ‘luftarake’ është studentja 21-vjeçare e inxhinierisë kimike nga Kolumbia, Olivia Eriksson. Ajo tha se do të fshijë Instagramin për gjashtë muaj rresht. Megjithatë, shumë po braktisin gjithashtu TikTok, e preferuar më parë nga kjo gjeneratë. Manny Srulowitz, 21-vjeç, tha se e kishte shumë të lehtë për t’i fshirë rrjetet sociale dhe tha se ishte i befasuar kur zbuloi se shpenzimi më pak kohë në aplikacione nuk kishte një ndikim negativ në jetën e tij sociale.

Rikujtojmë, se në TikTok vjen butoni “Mos pëlqe” për komente, një risi që lejon përdoruesit të zgjedhin përgjigjet që i konsiderojnë të parëndësishme ose të papërshtatshme, për të thjeshtuar punën e monitorimit nga ekipet e dedikuara. Është një nga mjetet e reja të censurës për postimet e lançuara nga rrjeti social, për të reduktuar përmbajtjen që shkel rregullat e sjelljes së abonentëve.